Kryeministri Edi Rama ka postuar dy foto të një godine e cila është në ndërtim e sipër në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë.
Rama shkruan se kjo godinë mbresëlënëse po ndërtohet në Tiranë. Ai ka shtuar më tej se kush do ta gjejë për çfarë do të shërbejë, le të kërkojë bluzën e firmosur të kujt futbollisti të dojë ose diskun e firmosur të kujt këngëtareje të dojë.
Kryeministri vendosi se maksimumi i përgjigjeve lejohet deri në mesnatë. Burime për VoxNews thanë se në atë godinë do të ndërtohet 'Spitali veterinar i Ballkanit'.
VoxNews mësoi se arkitektura e kësaj godine është bërë nga studio e arkitektit Davide Macullo.
Davide Macullo Architects është një studio me qendër në Lugano në Zvicër. Studio ka një aspekt ndërkombëtar, duke punuar në projekte me partnerë në Milano, Athinë dhe me një studio në Seul, Koreja e Jugut.
Studio e Davide Macullo është zhvilluar në një nga "përvojat e kryqëzuara" dhe promovon një shkëmbim të hapur dhe kulturor me arkitektë dhe bashkëpunëtorë që vijnë nga prejardhje të ndryshme.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.