'Unë do kisha vdek nga pagjumësia', deputetët e PS përplasen me aktivistët e Butrintit: Ore kujt po i shërbeni? (Video)

12 July 2022, 14:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Unë do kisha vdek nga pagjumësia', deputetët e PS
Eduard Shalsi

Një debat me dyer të mbyllura ndodhi mëngjesin e kësaj të marten ë Kryesinë e Kuvendit, ku kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi pati një përplasje me dy nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit, me Altin Goxhaj dhe Aulon Kalanë.

Përplasja ndodhi në momentin kur përfaqësuesit e aleancës kishin shkuar në Kuvend për të marrë pjesë në seancën e Komisionit të Ekonomisë ku do të diskutohej dekreti i presidentit Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për Butrintin.

Pjesë nga debati:

Aulon Kalaja: Ore a keni reflektuar me këtë çështje apo jo. Ore kujt po i shërbeni?

Eduart Shalsi: Profesor për shkakun tat ju prita

Shalsi: Ky personazh këtu…

Aulon Kalaja: Ç’a personazhi?

Shalsi: Unë të solla ty këtu për t’iu treguar dhe për t’iu thënë…

Altin Goxhaj: Si të zë gjumi? Si? Mua s’do më zinte gjumi për 1 mijë vjet. Unë do kisha vdek nga pagjumësia, si e bëni gjumin rehat?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)




Video