Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në emisionin “Open” se afera e inceneratorëve do e rrëzojë këtë qeveri, ndërsa theksoi se po bën gjithçka për të angazhuar qytetarët.
Berisha theksoi kryeministri Edi Rama nuk e kalon dot aferën e inceneratorëve pa u hetuar zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
“Ky skandal do e rrëzojë qeverinë. Ky popull do e rrëzojë këtë qeverinë. Po bëjmë gjithçka për të angazhuar qytetarët. Të ndërgjegjësojmë qytetarët. Ky skandal do e djegë këtë qeverinë. Nuk e kalon dot këtë skandal pasi ka firmosur kontrata me negociata të mbyllura. Agaçi që mbushte baulet me të. Kjo nuk kalohet. Po e çojnë vendin drejt një pasigurie të jashtëzakonshme. Nëse ju lexoni aktakuzën që i bëjnë Lefter Kokës, thonë është bërë prokurim në kundërshtim me ligjet. Por meqenëse prokurimi është bërë me dijeni të Ramës, atëherë ata akuzohen për vepra të tjera. Nëse SPAK e merrte të pandehur Ahmetajn, Ramën, qeveria binte dhe vendi shkonte drejt zgjedhjeve”, tha Berisha.