Majori me “shtëpi bari” në Holandë, ministria si Rama: Përgjegjësia është personale

12 July 2022, 11:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Majori me “shtëpi bari” në Holandë, ministria si
Ermal Dinoshi

Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debati në mbledhjen e sotme pas arrestimit të majorit shqiptar në Holandë, Ermal Dinoshi që dyshohet se pas punës administronte një “shtëpi bari”. Kjo solli shkarkimin dhe arrestimin e tij.

Ministria i bëri thirrje të kthehet në atdhe, por Gazment Bardhi tha se ai ndodhet në qeli. Deputeti i PD-së akuzoi të gjithë zinxhirin e Mbrojtjes. Kjo solli reagimin e socialistëve. Ministria tha se “përgjegjësia është personale”.

Debati:

Gazment Bardhi: Një ushtarak shqiptar është arrestuar në Holandë. Ai është në burg, se është arrestuar për trafik, ishte administrator i një “shtëpie bari” në Holandë. Paradite veshin uniformën dhe pasdite merren me “shtëpinë e barit” dhe trafik të lëndëve narkotike.  

Klodilta Bushka: Nuk keni lënë lajm gazetash pa lexuar. Po çfarë lidhje ka kjo? Ju bëni edhe gjyqtarin dhe prokurorin. Nuk mund të japim vendime.

Ministria e Mbrojtjes: FA në respekt të uniformës nuk mund të identifikohet me një rast të tillë të vetëm dhe përgjegjësia është personale.


Video