Tkurret partia më e madhe në Kosovë, ajo e Vetëvendosjes së kryeministrit Albin Kurti.
Dy deputetë të saj, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica kanë vendosur të shkëputen nga radhët e partisë për të krijuar Listën e re për Familjen, që do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit në koalicion me Partinë e drejtësisë së Ferid Aganit dhe AKR e Behgjet Pacollit.
Dy deputetët kanë qenë të zëshëm kundër Kodit Civil që sipas tyre cenon familjen, ndërsa përmendën si arsye për largimin edhe koefiçentin e pagave dhe nepotizmin.
Rramani theksoi më tej se angazhimin si deputet do ta vazhdojë si më para, se do të mbështesë iniciativat e “dobishme” dhe do të kundërshtojnë ato të që janë të “dëmshme” për qytetarët e Kosovës".
Rrahmani tha se pjesë e koalicionit do të jenë edhe personalitete publike.