Partia Demokratike e ka ngritur çështjen e burgosjes së Ervin Salianjit edhe në Asamblenë e Partive Popullore Europiane.
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi së bashku me Albana Vokshin kërkoi mbështetjen e PPE-ve për tre figurat e PD të burgosura sipas tij nga maxhoranca në pushtet, e cila ka kapur sistemin e drejtësisë.
Demokrati u shpreh se lideri i PD mbahet i arrestuar në shtëpi, kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri u arrestua, po ashtu edhe ish-deputeti Ervin Salianji i cili denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm për trafik droge.
“Katër ditë më parë, deputeti tjetër i PDSH-së Ervin Salianji u dënua me një vit burg. Gjithçka që bëri ishte denoncimi publikisht se vëllai i ministrit të Brendshëm ishte dënuar në Itali me 7.5 vjet për trafik droge. Ministri dha dorëheqjen, vëllai i tij u ekstradua brenda pak ditësh, por deputeti ynë është në burg sot që flasim, vetëm për hakmarrje politike. Të tre rastet janë të bazuara në prova të fabrikuara. Këto janë fakte të pastra.
Nuk është çudi nëse ne që përfaqësojmë sot PDSH-në këtu në këtë Asamble Politike, mund të arrestohemi për denoncimin e kryeministrit Rama. Kjo është arsyeja pse kthimi i PDSH-së në forumet e PPE-së është kaq i rëndësishëm në këto muaj para zgjedhjeve.
Ne sot bëjmë thirrje për mbështetjen e fortë dhe të zëshme të PPE-së dhe partive simotra, në përpjekjet tona për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për të bërë të mundur rotacionin demokratik të pushtetit”, tha Bylybashi.