Tensionet në veri, Lindita Nikolla: T'i jepet fund retorikës kërcënuese kundër Kosovës

1 August 2022, 12:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensionet në veri, Lindita Nikolla: T'i jepet fund retorikës
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, reagon për tensionet në Veri të Kosovës.

Nikolla bën shprehet se mbështet të drejtën e Kosovës për të ushtruar sovranitetin e vet dhe në të njëjtën kohë bën thirrje për dialog.

"Ne mbështesim plotësisht të drejtën e Kosovës për të ushtruar  sovranitetin e vet si çdo vend tjetër i pavarur. Mirëpresim po ashtu vendimin e marrë në koordinim me partnerët strategjikë, SHBA e BE, për të shtyrë zbatimin e reciprocitetit me 30 ditë.

Në të njëjtën kohë, bëjmë thirrje që autorët  e veprimeve destabilizuese të përgjigjen para ligjit dhe që t'i jepet fund retorikës kërcënuese kundër Kosovës që vetëm sa përshkallëzon situatën. Dialogu është rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.


Video