Tensionet në Kuvend/ Shtyhet seanca, Spiropali: Ejani me mend të tjera!

13 February 2025, 14:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tensionet në Kuvend/ Shtyhet seanca, Spiropali: Ejani me mend të

Seanca e ditës së sotme parlamentare është shtyrë për të vazhduar të hënën.

Ky vendim u mor nga kryesia e Kuvendit pas një sërë debatesh dhe incidentesh që ndodhën në sallën e parlamentit.

Kryetarja e Kuvendit njoftoi përfundimin e senacës duke iu drejtuar të gjithë kolegëve të saj politikë, kryesisht atyrë të forcës opozitare, të cilët shkaktuan një sërë incidentesh në foltore, për të respektuar qytetarët dhe për t’iu rikthyer normalitetit.

“Uroj shumë që të hënën në 10 të vini me mend tjetra, të respektoni qytetarët që na kanë votuar. Ti kthehemi normalitet”, tha Spiropali.

Kujtojmë që incidenti i fundit që çoi dhe në pushim të seancës u regjistrua nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili hodhi 2 shishe me ujë në drejtim të Spiropalit dhe Taulant Ballës.

Noka është përjashtuar nga senanca pak këtij veprimi flagrant.

Ndërkohë më pas ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti e cila iu ka marrë kartat e identitetit anëtarëve të PS-së për të penguar kështu procesin e votimit.


Video