DETAJE nga SHERRI në Kuvend, deputeti PETRIT DODA tenton të godasë Ballën me RRIPIN e pantallonave!

13 February 2025, 13:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE nga SHERRI në Kuvend, deputeti PETRIT DODA tenton të
Gazment Bardhi

Tensione dhe sherr në Kuvend. 

Deputetët e opozitës vërsulen drejt foltores kur ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, mori fjalën, për të folur për Diasporën dhe zgjedhjet e 11 Majit.

Teksa kryeparlamentarja Spiropali njoftoi fjalimin, deputetët e opozitës u ngritën njëherësh, mes tyre Flamur Noka, Petrit Doda dhe më pas të tjerët, duke u grupuar. 

Në këtë moment ndërhyn Garda dhe bllokohet foltorja. Deputeti Petrit Doda disa herë tentoi ta godiste me një objekt ministrin nga distanca e afërt.

Gardistët e rreshtuar e penguan, kurse Spiropali tërhiqte vëmendjen që të lejohej mbajtja e fjalës.

Balla u kujtoi kolegëve opozitarë se çfarë përfaqësonin dhe se Diaspora do i votonte kundër më 11 Maj.

“Që ju përdor ai atje, ‘bufi i kënetës’, ai atje (i drejtohet Berishës). Do ju mundim më thellë se herë tjetër. Kaloja Gazit se e njeh mirë. Më 11 Maj do e shihni”, tha Balla ndër të tjera


Video