Tension në PD/ Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar: Berisha gaboi rëndë!

11 Shtator 2025, 14:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bujar Leskaj

Konfirmimi i Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD-së ka përçarë selinë blu.

Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë.

Në dalje nga selia e PD, Leskaj tha se ishte kundër zgjedhjes së Gazment Bardhit.

“Isha kundër kryetarit të grupit parlamentar. Mendoj se Doktor Berisha ka gabuar në këtë rast, ka gabuar rëndë madje!”, tha Leskaj,

I pyetur nëse kjo është ndarje me PD, Leskaj u përgjigj:

“Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”. 

Përveç Bardhit si kryetar i grupit, PD zgjodhi si nënkryetarë Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin.

Sekretare e grupit është emëruar Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli.

Gjithashtu, Agron Gjekmarkaj u konfirmua si nënkryetar i Kuvendit.


Video