
Debati në Komisionin e Mediave, i cili është i vetmi që po mbahet fizikisht këtë të mërkurë ka degraduar në ofendime mes opozitarëve.
Grupi i Berishës dhe Bardhit janë kundër mbajtjes së komisionit deri në plotësimin e kërkesave të tyre si deputetë për komisionet hetimore.
Debati
Bardhi: O Merita ka mundësi ti…
Bakiu: Nuk i shërbej Edi Ramës unë, turp t'ju vijë
Bardhi: Ngri zërin për Komisionet Hetimore, boll. Pazaret i ka ndarë kush i ka ndarë. I ndan ai që i shkon ti prapa
Bakiu: Nuk i shkon njeri prapa
Noka: Jeni me Edi Ramën
Bakiu: Me Edi Ramën jeni ju
Bardhi: Pazaret i ka bërë ai shefi jot, ti rri se nuk ka njeri gjë me ty. Nuk po të ofendon askush. O Merita do push tani apo jo. Lulzim Basha është një shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga prapa.
Bakiu: Unë jam me PD
Bardhi: Nuk kemi gjë me ty, je demokrate se je me PD. Ulu se nuk ka gjë njëri me ty.