Berisha akuza INSTAT-it për fshehje të shifrave: Në Shqipëri janë 1.5 milionë banorë, me këto ritme...

16 January 2024, 18:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha akuza INSTAT-it për fshehje të shifrave: Në Shqipëri
Ish-kryeministri Sali Berisha i adresohet mbështetësve nga "arresti i shtëpisë"

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e Institutit të Statistikave se po shtyn qëllimisht publikimin e të dhënave të Censit, pasi sipas tij, ka rezultuar që popullsia e Shqipërisë të jetë 1.5 milionë banorë.

Berisha tha se rënia dramatike e popullsisë ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Ai bëri edhe një parashikim të zymtë kur tha se me këto rritme, në 4 vitet e ardhshme, popullsia do të shkojë sa ishte në vitin 1950, apo rreth 1.2 milionë banorë.

“Kombin shqiptar e urrejnë dhe duan ta shkatërrojnë çdo vit dhe më shumë. Edhe sot zëdhënësja e Edi Ramës njoftoi se do të shtyhet edhe për 6 muaj publikimi i të dhënave të regjistrimit të popullsisë. U duhen 6 muaj për ta sjellë nga 1.5 milionë që doli në realitet në shifrën që do Edi Rama, për të mbuluar atë që ai i krijoi kombit me regjimin e tij, më të keqen që shqiptarët kanë parë në historinë e tyre, humbjen në 8 vite të 1/3 së popullit.

Miqtë e mi, me këto ritme Shqipëria brenda maksimumit të 4 viteve do të jetë ajo që ishte në vitin 1950”, deklaroi Berisha.


Video