“Të përmendet emri 14 herë në aktakuzë,” Rama: E vërtetë, por s’ka krim

2 March 2023, 11:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Të përmendet emri 14 herë në aktakuzë,”

Në aktakuzë për çështjen McGonigal mund të jetë përmendur 14 herë, por këto nuk janë 14 akuza. Ka qenë ky argumenti i parë i kryeministrit Edi Rama në mocionin me debat që po mbahet në Kuvend këtë të enjte.

Kreu i qeverisë po lexon para ligjvënësve në Parlament të gjitha herët që emri i tij është përmendur në aktakuzë, duke pohuar rast pas rasti që bëhet fjalë për fakte, ngjarje që kanë ndodhur, por jo për krime.

Rama i pranon si fakte të gjitha herët kur emri i tij përmendet në aktakuzë, si për rastet kur takohet me ish-zyrtarin e FBI-së ashtu edhe me personat A dhe B në aktakuzë, por mohon që në ndonjë rast të ketë akuza apo “krime të kryera.”

“Po e vërtetë është që hëngra darkë me McGonigal. Dhe më ka ftuar ai mua. Dhe ku është krimi këtu? Hera e dhjetë, mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provojë se i akuzuari i ka raportuar takimet edhe udhëtimet. Pra, këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë sipas ligjeve të tyre, detyrën e tij. Po ku hyn këtu krimi im? Se i raportoi ai apo jo qendrës që më takoi mua?”


Video