Taulant Balla: Molotovët e Berishës duan të godasin turizmin dhe prishin imazhin e Shqipërisë

23 March 2026, 19:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Taulant Balla: Molotovët e Berishës duan të godasin turizmin dhe

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht procesin e forcimit të strukturave organizative në këtë bashki për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla nënvizoi se në vitin 2025 Shqipëria shënoi rekordin historik të turistëve të huaj ku Kavaja me bregdetin e saj po merr vendin që i takon si destinacion i lakmuar turistik.

“Ndërsa Shqipëria shënoi në vitin 2025 rekordin historik të turistëve të huaj, Kavaja me bregdetin e saj merr një vend të rëndësishëm si destinacion i lakmuar turistik. Kjo rritje e paimagjinueshme ka çuar në rritjen e bizneseve të zonës dhe të të ardhurave për banorët dhe Bashkinë”, shkruan Balla.

Nga ana tjetër, Balla akuzoi opozitën për dëmtim të imazhit të Shqipërisë “duke goditur me molotovë ekonominë turistike”.

“Molotovët e Sali Berishës duan të godasin pikërisht ekonominë turistike, me shpresën e këtij të plaku të rrjedhur se duke dëmtuar turizmin dhe imazhin e Shqipërisë, shqiptarët do t’i japin atij votën në Zgjedhjet e vitit 2029”, shprehet Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kavajë, filluam sot me Asamblenë e PS procesin e forcimit të strukturave tona në këtë bashki. Ndërsa Shqipëria shënoi në vitin 2025 rekordin historik të turistëve të huaj, Kavaja me bregdetin e saj merr një vend të rëndësishëm si destinacion i lakmuar turistik.

Kjo rritje e paimagjinueshme ka çuar në rritjen e bizneseve të zonës dhe të të ardhurave për banorët dhe Bashkinë.

Molotovët e Sali Berishës duan të godasin pikërisht ekonominë turistike, me shpresën e këtij të plaku të rrjedhur se duke dëmtuar turizmin dhe imazhin e Shqipërisë, shqiptarët do t’i japin atij votën në Zgjedhjet e vitit 2029.


Video