Sula paralajmëron "non grata" për Ramën: A e kalon dot oqeanin kryeministri jonë?

2 March 2023, 17:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sula paralajmëron "non grata" për Ramën: A e kalon dot
Dash Sula

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka qenë i ashpër gjatë fjalimit të tij nga foltorja e Kuvendit, ku tha se problemi i asaj që po përjeton demokracia në Shqipëri ka ardhur si pasojë e marrëveshjes së 2008, ku me dakordësinë e opozitës dhe mazhorancës unë bënë ndryshimet Kushtetuese.

Në lidhje me skandalin "McGonigal", Sula tha se nga kjo histori, kryeministri Edi Rama o do të lartësohet, ose do të fundoset, teksa paralajmëroi se ai mund të shpallet "non grata".

“E bëtë qytetar nderi në Tropojë, i shtronit qingja e viça në Kukës, nxitonit kush të kishte më shumë miqësi me të, edhe mazhoranca edhe nga opozita tek tuk. Nuk është FBI e korruptuar as SHBA, por McGonigal, një person. Ju dilni këtu e na tregoni se nuk ka lidhje. Nuk ka shans që drejtësi amerikane nuk ka të drejtë të ngrejë akuzë nga Ramës, ka dy rrugë, ose Rama të heqë dorë nga imuniteti, ose të merret në hetim nga SPAK. Përgjegjësi morale e politike Rama ka, të gjithë dolët këtu e thanë organet lgjzbatuese kanë përgjegjësi për krimet e ndodhura dje. Po Rama nuk paska faj, që i rruajti lekët shqiptarëve, dhe mirë ja bëri. Rama përmendet 14 herë, përse nuk përmenden kryeministrat e tjerë të rajonit? Vetëm ju ju qëllojnë këto gangsterat, deputetë e kryetarë bashkish trafikantë? Ju i gjeni dhe brenda dhe jashtë shtetit, pse s’kapët ndonjë burrë të mirë të FBI, nuk është pa faj as opozita, që ndërtoi këtë makineri të së keqes, pikërisht nga ndryshimet e 2008 i vutë Kamzën demokracisë, ka një rrugë të vetme që ky vend të shpëtoj, për të hequr morrat, i duhen duart e tjetrit, që do të thotë ishin ndërkombëtarët që ndërtuan reformën në drejtësi, tani ka ardhur ora që drejtësia të pastroj morrat e politikës në Shqipëri, unë besoj që drejtësia është më e mirë se dje, po nuk është meritë e kësaj politike. Të gjithë janë në hall, qoftë me SPAK këtu dhe me drejtësinë amerikane, kartoni kuq iu ka dalë dhe qeverisë suaj dhe kryeministrit. Rama nga kjo histori o do fundoset o do të lartësohet, a e kalon dot oqeanin kryeministri jonë, tashmë, nesër ose pas disa muajsh” tha Sula.


Video