SPAK vihet urgjent në lëvizje nga Kryemadhi, nis verifikimet dhe marrjen në pyetje

5 July 2022, 11:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK vihet urgjent në lëvizje nga Kryemadhi, nis verifikimet dhe
Monika Kryemadhi

Pas denoncimit të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në lidhje me inceneratorët, SPAK thotë se po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme.

Mediat shkruajnë se LSI akoma nuk ka depozituar në prokurori asnjë material që u publikua një ditë më parë nga kryetarja e kësaj forcë politike dhe në rast se do të dërgohen, do të administrohet në çështjen që është ende në hetim.

Ndalur tek hetimet e SPAK, inceneratori i Tiranës është ende nën hetim. SPAK po kryen hetimet e nevojshme, mes të cilave përfshihet edhe marrja në pyetje e dy të moshuarve të cilët rezultojnë pronar pa dijeninë e tyre.

Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Mes të tjerash, kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë.


Video