"Ça të bëj, të hidhem përpjetë", Salianji implikon Bashën në dosjen “Babale”: Do të flas

4 July 2022, 14:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ça të bëj, të hidhem përpjetë",
Lulzim Basha dhe Ervin Salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur pas shtyrjes së seances në Gjykatën e Apelit për çështjen “Babale” për në 18 korrik. Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve, por edhe mungesa e një anëtari të trupit gjykues.

Në një deklaratë për mediat, Salianji u shpreh se kur një person kërkon drejtësi, gjithmonë ka vonesa në proceset gjyqësore.

"Kjo ka qenë një betejë e opozitës, jo e imja personale. E vetmja gjë që duhej bërë më përpara, por nuk varej nga unë, do të duhej bërë më parë denoncimi i kësaj afere.

Për shkak të drejtimit të PD-së asokohe është bërë më pas. Por do të kem kohë ta sqaroj më pas këtë, gjatë në një moment tjetër", shprehet Salianji. 


Video