Zbulohet data, ja kur do mblidhet Kuvendi për betimin e Begajt si president

4 July 2022, 16:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet data, ja kur do mblidhet Kuvendi për betimin e Begajt si president
Bajram Begaj

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar ditën e sotme programin e punës së Kuvendit për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11 – 29 korrik 2022.

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që seancat plenare të zhvillohen më 14, 21 dhe 24 korrik 2022. Gjithashtu është vendosur që t’i propozohet seancës plenare shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë deri në 30 shtator 2022.

Presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj do të zhvillojë procesin e betimit në seancën plenare të 24 korrikut. Begaj u votua më 4 Qershor si kreu i ardhshëm i shtetit me 78 vota pro, 4 kuadër dhe 1 abstenim.


Video