Sot propozimi në Presidencë për emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla

10 July 2023, 08:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot propozimi në Presidencë për emërimin e Ministrit të
Taulant Balla

Kryeministri Edi Rama pritet të shkojë mëngjesin e sotëm në Presidencë ku do t’i dorëzojë personalisht kreut të shtetit propozimet për ndryshimin më të fundit në qeveri.

Dy ditë më parë, ishte vetë kryeministri Rama ai që njoftoi përmes rrjeteve sociale shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe zëvendësimin e tij me Taulant Ballën.

Shkarkimi i ministrit Çuçi erdhi disa ditë pas ngjarjes së rëndë në Krujë, ku persona të afërt me deputetin Rrahman Rrahja dhunuan mizorisht dy kushërinjtë Maja në lidhje me një denoncim që ata kishin bërë për dëmet që iu ishin shkaktuar në shtëpi nga një gurore.

Për këtë ngjarje, dorëzoi mandatin dhe vetë deputeti Rrahja, i cili pritet të zëvendësohet në Kuvend nga Arkend Balla.

Sipas Kushtetutës, përgjigjja nga presidenca kthehet brenda 7 ditësh, ndërsa më pas i mbetet parlamentit të shqyrtoj dekretin brenda 10 ditësh.

Ky emërim i Taulant Ballës, shkakton një sërë ndryshimesh të tjera në pozicionet si kryetar i grupit të PS në Kuvend, kryetar i delegacionit të parlamentit të Shqipërisë në PE, si dhe zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit.

 


Video