Rama niset drejt Lituanisë për samitin e NATO-s!

10 July 2023, 08:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama niset drejt Lituanisë për samitin e NATO-s!
Edi Rama

Ditën e sotme, liderët e vendeve të NATO-s, do të mblidhen në Vilnius për të trajtuar një sërë çështjesh, vetëm 32 km nga gardhi kufitar i Lituanisë me aleatin rus, Bjellorusinë.

Në samit, i cili do të zhvillohet edhe përgjatë ditës së nesërme, do të diskutohen një sërë çështjesh, ku kryefjalë do të jetë lufta në Ukrainë, por edhe ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë në NATO, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash.

Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid.

Për sigurinë e samitit më të madh të krerëve të shteteve dhe qeverive në historinë e Lituanisë, ushtria e saj dhe NATO po vënë në dispozicion 4000 ushtarë

Gjatë qëndrimit në Vilnius, kreu i qeverisë, Edi Rama pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Takimi pritet të fokusohet te marrëdhënia dypalëshe dhe çështja Beleri. Ky i fundit ndodhet parapa hekurave për shkak se u kap duke blerë vota.

Më herët pala Greke ka ‘kërcënuar’ se këtë çështje do tia parashtronte edhe mekanizmave ndërkombëtarëve.


Video