“Shtyjini pushimet”, Taulant Balla kërkesë drejtuesve të policisë: Të gjithë në punë!

20 July 2023, 19:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Shtyjini pushimet”, Taulant Balla kërkesë drejtuesve
Ne foto: Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u ka kërkuar drejtuesve të lartë të policisë dhe atyre lokalë të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme pas muajit gusht.

Përmes një njoftimi të ministrisë së Brendshme informohet se vendimi është marrë për të rritur masat për sigurinë dhe rendin gjatë kësaj kohe që karakterizohet edhe nga një fluks i madh puristësh dhe pushuesish.

“Nisur nga fluksi i madh i pushuesëve që pritet të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka kërkuar drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme pas muajit gusht”, informoi sot ministria e Brendshme.


Video