Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë në një postim në Twitter se ndërtimet apo pallatet pa leje do të prishen.
Rama iu është përgjigjur ndërtuesve, të cilët kanë bërë ankim në Gjykatën Kushtetuese. Kreu i qeverisë nënvizon se Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë sipas ligjit dhe të mos lajthisë.
Edi Rama në Twitter: Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!