Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama është takuar me kreun e NATO-s në Hagë, Mark Rutte, teksa merr pjesë në samitin e aleancës ushtarake.
Kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë momente nga takimi me Rutte-n, ndërsa krahas fotove shkruan: “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte”.
Rama po ashtu ka zbardhur edhe diskutimet me Rutte-n, me të cilin ka folur për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.