Akademia Politike, Rama: Mandati nuk është dekoratë, meritojeni me seriozitet çdo ditë

20 June 2025, 18:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akademia Politike, Rama: Mandati nuk është dekoratë, meritojeni
Edi Rama në Akademinë Politike

Kreu i Partisë Socialiste ka ndarë një video nga takimi në atë që tashmë quhet “Akademia Politike”, me deputetët e rinj të PS të cilët do ulën në karriget e Kuvendin e ri.

Edi Rama ka zgjedhur që në rrjetet sociale të ndaje një moment nga fjalimi i tij, një këshillë që iu ka dhënë deputetëve të rinj.

“Tani duhet me të njëjtin seriozitet ta meritoni çdo ditë këtë gjë, se nuk është një gjë që meritohet vetëm një herë, duhet çdo ditë. Nuk është si ato dekoratat që i merr një herë, por çdo ditë duhet të jesh i nevojshëm  dhe i vlefshëm, dhe i dobishëm”, ka thënë kreu i qeverisë.


Video