Rinis me debate Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Ndreca "kapet" me Vokshin: S'kemi bojkotuar

23 Prill 2024, 13:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, Komisioni Hetimor i Shëndetësisë është mbledhur sot, pas dakordësisë së palëve për të kthyer punën në normalitet.

Opozita dhe mazhoranca po diskutojnë sot për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

Nënkryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Plarent Ndreca duke ju drejtuar kryetares së komisionit Albana Vokshi tha se thirrja e kryetares për mbledhje ishte e njëanshme dhe se nuk ishin të koordinuara.

Ndreca deklaroi se mazhoranca jo vetëm që nuk e ka bojkotuar këtë komision, por kanë punuar për  një Plan Hetimor të detajuar. 

“Më vjen shumë keq që e nisni me deklarata politike. Shumica nuk e ka bojkotuar këtë komision. Thirrjet e mbledhjeve nuk mund të jenë të njëanshme. Jo vetëm që nuk e kemi bojkotuar, por kemi punuar intensivisht me një Plan Hetimor, atë që ju nuk e keni bërë prej vitesh. Ta fillojmë mbarë mbledhjen duke miratuar fillimisht rendin e ditës dhe pastaj vijojmë me pikat e tjera”, deklaroi Ndreca.

Albana Vokshi: E kanë kërkuar fjalën zonjat. Po e morët fjalën tani, s’do e merrni më!

Ndreca: Mendoj që t’ja kursejmë këtë njëri-tjetrit. Ata mund ta kërkojnë fjalën sa herë të duan, dhe nuk është kryetari që e përcakton këtë gjë. Unë them t’i kursejmë këto debate. Jemi këtu për të ndërtuar një proces të rregullt ligjor. Një pjesë e të pranishmëve e kanë përcaktuar fundin e komisionit, por ne nuk tallemi.

Video