Referendumi për kreun e PD-së/ Demokrati në Fier: Mos vdeksha derisa të shoh Saliun...

23 May 2026, 09:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Referendumi për kreun e PD-së/ Demokrati në Fier: Mos vdeksha
Partia Demokratike

Procesi i votimit për kryetarin e Partisë Demokratike po zhvillohet normalisht edhe në degën e Fierit.

Votimi ka nisur prej orës 08:00 dhe po mbahet në ambientet e selisë së PD-së në qendër të qytetit.

Që në orët e para të mëngjesit, anëtarët demokratë i janë drejtuar kutive të votimit për të dhënë votën e tyre në procesin që konsiderohet si votëbesim për kryetarin aktual të partisë, Sali Berisha, i cili është kandidati i vetëm në garë.

Mbështetës të PD-së në Fier janë shprehur optimistë për vijimin e drejtimit të Berishës në krye të partisë.

“Jam këtu për të votuar për kryetarin e Partisë Demokratike. Unë jam anëtar i PD dhe mendoj se po ndjek një rrugë të drejtë. Kur erdhi Berisha tha se vdekja është ligj për të gjithë, por ishalla mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart. Ai mundohet për më mirë për popullin”, u shpreh një anëtar i PD-së në Fier.

Procesi i votimit pritet të përfundojë në orën 18:00, ndërsa më pas do të nisë edhe numërimi i votave në degët ku është zhvilluar votimi.


Video