Rama takoi Elmar Brok në Gjermani, Berisha: Urimi i tij është ironi, ai është mik i shqiptarëve

29 May 2025, 15:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama takoi Elmar Brok në Gjermani, Berisha: Urimi i tij është
Rama takoi Elmar Brok në Gjermani, Berisha: Urimi i tij është ironi

Kryeministri Edi Rama u takua ditën e sotme me Elmar Brok në Gjermani, ndërsa ky i fundit ka mbështetur Partinë Demokratike në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit.

Por për kryedemokratin Sali Berisha gjithçka është ironi.

Rama përmes një postimi në rrjete sociale, krahas një foto me Brok, u shpreh se ky i fundit e ka uruar për fitoren e mandatit të katërt, edhe pse ish-eurodeputeti vinte në Shqipëri për ta “vrarë” politikisht.

Berisha nuk e komentoi gjatë këtë situatë, ndërsa tha se urimi i Brok është tërësisht me baza ironie.

Berisha shtoi më tej se Brok është mik i shqiptarëve dhe i votës së lirë, duke theksuar kështu se ish-eurodeputeti i qëndron besnik Partisë Demokratike, pavarësisht takimit të tij me Ramën në Gjermani.

“Ai mbetet një mik dhe urimi është ironi. Është një ironi. Nëse pyet ai është mik i shqiptarëve dhe i votës së lirë të tyre. Urimi është ironi”, tha Berisha.

 

 


Video