Ka mbërritur në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama në aeroportin e Rinasit, si dhe është shoqëruar me eskortë drejt Tiranës, ku në rrugët e kryeqytetit sot është parë edhe një gatishmëri e policisë rrugore e vendosur në disa akse.
Kryeministri Rama tha se Zayed Al Nahyan mbërrin në një vizitë zyrtare në vendin tonë dhe se kjo vizitë pritet të thellojë marrëdhëniet dypalëshe dhe të forcojë bashkëpunimin në fusha strategjike si investimet, infrastruktura dhe energjia
Axhenda e vizitës përfshin takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, ku do të diskutohen projekte të përbashkëta dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.