Rama paralajmëron rritjen e çmimit të naftës nga Asambleja e PS: Ja sa pritet të shkojë!

21 March 2026, 12:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama paralajmëron rritjen e çmimit të naftës nga Asambleja
Edi Rama

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se çmimi i naftës parashikohet të rritet.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë do të ketë ulje me 20% të akcizës së karburantit.

“Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje. Ndaj kemi vënë në lëvizje bordin e transparencës, e kemi përdorur edhe më parë. Po ashtu kemi marrë një vendim për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës”, tha Rama nga mbledhja e Asamblesë së PS.


Video