Rama ndryshon drejtuesit, veteranët e PS-së "zbarkohen" në Tiranë!

21 March 2026, 12:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama ndryshon drejtuesit, veteranët e PS-së "zbarkohen"
FOTO: Edi Rama

Edi Rama këtë të shtunë gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS ka njoftuar ndryshime të drejtuesve politikë të qarqeve.

Sipas vendimeve të marra, Eduard Shalsi largohet nga drejtimi politik i Kukësit dhe do të angazhohet në një njësi në Tiranë.

Ndërkohë, Damian Gjiknuri do të marrë drejtimin e një njësie po në kryeqytet.

Po ashtu, tre figura të njohura të PS-së, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe, janë caktuar në Njësinë Nr. 5 në Tiranë.

Po ashtu, Elisa Spiropali, thuhet se do të drejtojë gjithashtu një njësi në Tiranë.

Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave të Partisë Socialiste, e cila ka argumentuar se duhet forcimi i pranisë dhe organizimit në kryeqytet.

Në statistikat që publikoi më herët sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, u shpreh se ndonëse Tirana ishte fituar nga socialistët, nuk ishte në maksimumin që ishte kërkuar.

Për këtë arsye Rama ka menduar që të forcojë ekipin e Tiranës, edhe për faktin se ish-drejtuesi politik dhe kryebashkiaku i Tiranës që ishte një makineri votash, është në burg prej një viti.


Video