Rama mban nesër në sheshin “Skënderbej” mitingun falënderues për fitoren e zgjedhjeve

13 May 2025, 21:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama mban nesër në sheshin “Skënderbej” mitingun
Edi Rama

Ndërsa fitorja e thellë e Partisë Socialiste është pothuajse ‘e betonizuar”, kryeministri Edi Rama do të mbajë nesër fjalimin për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Burime nga selia rozë, thonë se nesër në orën 18:30 në sheshin “Skënderbej”, PS do të zhvillojë një miting falënderues.

Deri tani, Partia Socialiste ka fituar 83 mandate.

Mbrëmjen e së martës, udhëheqësit botërorë nisën urimet për Edi Ramën pas fitores së zgjedhjeve, rezultatet e të cilave do të zyrtarizohen në fund të javës, sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

 


Video