
Kryesocialisti Edi Rama ka futur në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste edhe dy njerëz të atashuar me Lulzim Bashën.
Bëhet fjalë për Blendi Sulaj dhe Zamira Sinaj.
Blendi Sulaj është në listën e PS-së për Tiranën. Ai ka mbajtur më herët postin e nënkryetarit të Partisë Republikane të drejtuar nga Fatmir Mediu dhe më pas kaloi me PD-në e Lulzim Bashës.
Sulaj përpara se t’i bashkohej listës së Partisë Socialiste, ka drejtuar dhe degën e njësisë 9 në Tiranë në kohën kur e drejtonte Lulzim Basha pas ngjarjeve të zgjedhjeve 2021.
Një emër tjetër që mori vëmendje në listat e Partisë Socialiste është dhe kandidatja për deputete në listën e mbyllur të Vlorës, Zamira Sinaj e cila njihet për një nga fjalimet e saj virale në 2017, kur ish-Kryetari i Partisë Demokratike i asaj kohe Lulzim Basha./ VoxNews