Rama do të shkojë në Kosovë? Zbulohen detaje nga ftesa për 25-vjetorin e çlirimit

30 May 2024, 21:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama do të shkojë në Kosovë? Zbulohen detaje nga ftesa
Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti

Më 10 qershor në Prishtinë do të mbahet një aktivitet me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, dhe ku sipas agjendës është i ftuar edhe kryeministri Edi Rama.

Aktiviteti organizohet nga fondacioni Ibrahim Rugova dhe Partia Lidhja Demokratike e Kosovës. Në draft program bien në sy personalitete të njohur si ish-kryeministri britanik Toni Blair, gjenerali Westli Klark, Massimo Dalema dhe ambasadori amerikan në Prishtine Jefri Hovenier.

Emri i parë në këtë draft program është ai i kryeministrit të Shqipërisë, por që ende nuk dihet nëse do të ketë një konfirmim apo jo edhe pse organizatorët thonë se ftesa tashmë i ka shkuar.


Video