Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri, Edi Rama, dhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dypalësh pas takimit mes tyre dhe delegacioneve që i shoqërojnë.
Në përfundim të takimit, marrëveshja e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës u firmos nga Presidenti Zelensky dhe Kryeministri Rama.
Më pas, presidenti ukrainas u largua nga ambientet e Kryeministrisë i shoqëruar nga forca të shumta sigurie, për t’u drejtuar në Pallatin e Kongreseve, aty ku do të mbahet samiti Ukrainë-Europa Juglindore.