“Mbështesim sovranitetin e Ukrainës”, Hasani me homologun ukrainas: Shpresojmë të hapim ambasadën brenda këtij viti

28 February 2024, 08:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Mbështesim sovranitetin e Ukrainës”, Hasani me homologun

Pas dy vitesh nga agresioni rus, në Tiranë, po mbahet një samit për Ukrainën. Ministri Igli Hasani në konferencën e përbashkët me homologun e Ukrainës Dmytro Kuleba, përsëritur sërish mbështetjen për sovranitetin, lirinë pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës.

‘Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe do të vijojë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë.’- tha Hasani.
Ministri tha se Shqipëria mbështet planin me 10 pika të presidentit Zelensky, si mundësia më reale për dhënien fund të luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

‘Së bashku me aktorë dhe vende të tjera, kemi marrë tashmë angazhimin për bashkëpunim në realizimin e Pikës 5 që Ka të bëjë me  “Rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”, si një nga objektivat më imediatë të përfundimit të luftës. Jemi në koordinim të plotë me të gjitha vendet tona partnere dhe aleate për përballimin e situatës në mbështetje të plotë për Ukrainën.’- tha Hasani.

Hasani nënvizoi se Shqipëria ka vendosur si përparësi të punës së saj trajtimin e situatës në Ukrainë dhe dënimin e agresionit rus, në të gjitha forumet ndërkombëtare, siç kemi bërë gjatë periudhës dy-vjeçare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, siç po veprojmë në kuadër të anëtarësisë tonë në KDNJ, apo edhe organizmat rajonale, ku këtë vit kemi edhe kryesimin e nismave të BSEC, CEI, Karta e Adriatikut.

Ministri bëri me dije se janë në fazën e përgatitjeve teknike për hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Kiev, duke mbajtur në vëmendje edhe situatën e sigurisë në kryeqytetin e Ukrainës, por shpresojmë që inaugurimi të ndodhë në Pak muajt e ardhshëm.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba e konsideroi Shqipërinë si një vend mik.

'Është mirë të jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit të Zelenskyt. U jam mirënjohës që organizuat këtë samit të rëndësishëm se përfshin një volum të madh pune. Ky samit tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon, dërgon një mesash të qartë se do mbetemi të bashkuar. Diskutuam bashkëpunimin dy palësh. Shqipëria mike e mirë e Ukrainës. Dua të falë Shqipërinë për ndërmarrjen e saj humanitare që përfshiu rehabilitimin e fëmijëve ukrainas, prindërit e të cilëve janë varrë në luftë. Çdo mbështetje që Shqipëria ofron është e vlerësuar.'-  tha Kuleba.


Video