Rama del blof, zbulimin e madh që do ndryshonte Shqipërinë e tha edhe tre vjet më parë

5 July 2022, 19:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama del blof, zbulimin e madh që do ndryshonte Shqipërinë e tha
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga Holanda për një zbulim të madh në nëntokën shqiptare. Ai deklaroi se "Shell" ka bërë një zbulim shumë të madh gazi dhe nafte, që sipas tij jo vetëm do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë por edhe ndikon në Evropë.

“Ne kemi shpresë se së shpejti do ndajmë me opinion publik një zbulim shumë të rëndësishëm që Shell po realizon në vendin tonë. Siç çdo holandez i mirë ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e zbulimit të rëndësishëm të gazit dhe naftës që do ndikojë të ardhmen e Shqipërisë por do luaj rol në të ardhmen energjetike të Europës”, tha Rama sot.

Ndonëse, Rama e "shet" si zbulim të rëndësishëm të sotëm, thuajse e njëjta deklaratë është bërë nga vetë kryeministri edhe tri vite më parë.  

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruante se të dhëna inkurajuese flisnin për një rezervë të madhe gazi e nafte në Shpirag dhe se nëse prova dilte me sukses, shkruante Rama, impakti në ekonomi do ishte i konsiderueshëm.

“Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL. Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte. Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020”, shkruante Rama asokohe.

Rama del blof, zbulimin e madh që do ndryshonte Shqipërinë e tha


Video