Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj injoron denoncimin e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi lidhur me inceneratorët, pasi është shprehur se ka kohë që nuk e dëgjon më atë.
Veliaj i ka konsideruar si muhabete brenda familjes Meta-Kryemadhi për mënyrën si kanë konceptuar plaçkë e si nuk kanë mbajtur hesapet me njëri tjetrin, duke shtuar se për të përbëjnë zero interes publik.
"Ka kohë që nuk e dëgjoj zonjën Kryemadhi që kur e çoi shkollën Sami Frashëri në Paskuqan por sa herë që vajton raste të tilla më ngjan si njeriun që vajton që nuk ishte pjesë e plaçkës.
Ajo duhet ta dijë më mirë kanë qenë ministra të LSI i ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet. Sa kohë janë muhabetet e brenda familjes së tyre për mënyrën si kanë konceptuar plaçkë e si nuk kanë mbajtur hesapet me njëri tjetrin për mua përbën zero interes publik." ka deklaruar Veliaj për News24.