Ralf Gjoni mbi 3 orë në SPAK: Nuk jam pjesë e dosjes së Ilir Metës

22 April 2024, 13:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ralf Gjoni mbi 3 orë në SPAK: Nuk jam pjesë e dosjes së Ilir
Ralf Gjoni

Ish deputeti i LSI-së i cili dikur ka mbajtur dhe postin e këshilltarit të Ilir Metës  Ralf Gjoni u pyet sot nga SPAK për më shumë se 3 orë e 30 minuta. 

"U pyeta si person në dijeni për kohën kur kam pasur pozicione shtetërore' tha Gjoni për gazetarët pasi doli nga SPAK, ora 13:40

Gjoni u tregua i rezervuar por saktësoi se 'Nuk jam pjesë e dosjes së Ilir Metës'. 

Gjoni ka qenë ish këshilltar i Ilir Metës në kohën kur ai ishte në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Pas këtij  posti, Gjoni u bë deputet nga djegia e mandateve të deputetëve të asaj kohe të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Partisë Demokratike.

Ralf Gjoni ishte më poshtë të tjerëve në listë dhe nuk e kishte siguruar dot një vend në Kuvend, por kur kolegët dogjën mandatet, ai u bë pjesë e asaj që u quajt "opozita e re".

Nga ajo kohë Gjoni nuk është angazhuar më me politikë dhe nuk është parë më në shoqërinë e Metës


Video