Qindra raketa dhe dronë goditën Ukrainën, Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmet e pakuptimta ruse

29 December 2023, 15:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qindra raketa dhe dronë goditën Ukrainën, Hasani: Shqipëria
Ministri i Jashtëm Igli Hasani

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas sulmeve shkatërrimtare të Rusisë ndaj Ukrainës.

Të paktën 16 civilë humbën jetën dhe 136 të tjerë mbetën të plagosur pasi Rusia lëshoi qindra raketa dhe dronë duke shënjestruar infrastukturën civile.

Hasani thotë se Shqipëria i dënon ashpër sulmet e pakuptimta dhe të pajustifikueshme të Rusisë.

Mesazhi i ministrit Hasani:

Sot Ukraina u përball me sulmin më të ashpër ajror nga Rusia deri më tani. Raketat dhe dronët e panumërt shënjestruan pamëshirshëm infrastrukturën civile, duke shkaktuar shkatërrime të parikuperueshme dhe humbje tragjike të jetëve të pafajshme.

Shqipëria dënon ashpër këto sulme të pakuptimta dhe të pajustifikuara nga Rusia.


Video