“Çfarë nate gallatë”, Jorida Tabaku shfaqet e lumtur përkrah ministreve të Ramës!

28 December 2023, 13:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Çfarë nate gallatë”, Jorida Tabaku shfaqet e
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku/ Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu/ Ministrja e kultures, Elva Margariti

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një foto në rjetin social “X”  me një grup shoqëror.

Ajo që bie në sy nga fotoja e publikuar është prania e dy ministreve të kabinetit qeveritar “Rama 3”.

“Çfarë nate gallatë”, ka shkruar deputetja Tabaku në mbishkrimin e fotos ku shihet ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e kultures, Elva Margariti.

“Çfarë nate gallatë”, Jorida Tabaku shfaqet e
Jorida Tabaku/ Ogerta Manastirliu/ Elva Margariti

Ne i shikojnë në Kuvend, ose në Komisionet Parlamentare, ku shpesh herë përballen ashpër me njëri-tjetrin si kundërshtarë politikë.

Por disa herë, politikanët tanë kanë njohje shumë të vjetër me njëri tjetrin, fjala bie për periudhën e gjimnazit.

Besojeni ose jo, por deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe ministret Ogerta Manastirliu e Elva Magariti kanë qënë shoqe në një klasë, në gjimnaz.

Në maturën e vitit 1998, në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë. Kjo shpjegon edhe arsyen e mbledhjes së këtij grupi 'gocash' në një festë me njëra-tjetrën.


Video