
Ndërsa prezantoi pasardhësin e saj, Belinda Balluku ka folur edhe për sukseset që ka arritur në krye të Ministrisë së Infrastrukturës.
Ajo tha se punët e mira mbeten, ndërsa fjalët i merr era.
“Mos harroni asnjërën, që ato që era nuk merr, janë veprat, janë punët, janë ajo çka ju lini pas si një trashëgimi nga pozicioni që ju mbani.
Fjalët do t’i marrë gjithmonë erë, ndërkohë veprat dhe punët do të mbeten aty”, tha Balluku gjatë së saj.
Por për çfarë pune dhe suksese do të mbahet mend Balluku?
Për tunelet dhe rrugët që iu shembën njëri pasi tjetrit këto muajt e fundit?
Për ato anijet që i paguajmë sa qimet e kokës, por nuk prodhuan kurrë energji?
Apo për çmimin e frikshëm me të cilin u ndërtuan rrugët nga klientët e saj?
Fakt është, se Balluku do të mbahet mend për rrugët e florinjta dhe si një nga politikanet jo vetëm më të korruptuara, por që kishte lidhje edhe me krimin, siç doli nga përgjimet e SPAK, duke kërcënuar këdo që dëshmonte kundër saj. (Vox News)