VIDEO/ Balluku lë ministrinë në lot: Unë nuk kam lidhje me korrupsionin!

6 Mars 2026, 15:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Belinda Balluku

Me zërin që i dridhej nga emocionet dhe me punonjësit që duartrokisnin, Belinda Balluku i ka lënë lamtumirën Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës me një mbledhje ku ka prezantuar pasuesin e saj, Enea Karakaçin.

Në një nga momentet e saj më të këqia, ndërsa SPAK ka kërkuar arrestimin dhe kuvendi do të votojë pas 6 ditësh për fatin e saj, Balluku e bëri të qartë se si në punën e saj ishte udhëhequr gjithnjë nga shembulli i Edi Ramës, të cilin e quajti “shkolla më e mirë

Balluku akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se së bashku me vartësit e saj ka paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. 

Po ashtu SPAK ka kërkuar arrestimin e saj pasi ka argumentuar se lënia e saj e lirë rrezikon të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët.

Lidhur me këtë kërkesë, Kuvendi do të votojë më 12 mars për heqjen ose jo të imunitetit të Ballukut.


Video