6 ministrat dhe zv/kryeministrja e re në detyrë, janë betuar sot përpara presidentit të Republikës Bajram Begaj pas marrjes së votëbesimit dje në Kuvendin e Shqipërisë në mes të kaosit e PD.
Përpos ndryshimeve në disa dikastere, janë 4 ministra të rinj që i bashkohen kabinetit të qeverisë së Edi Ramës.
Ferit Hoxha është diplomati, i cili tashmë do të drejtojë Ministrinë e Jashtme. Enea Karakaçi, i cili ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të OSHEE-së, është emëruar ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zënë vendin e Belinda Ballukut.
Ermal Nufi do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes, i cili deri më sot ka mbajtur postin e zv/sekretarit të Përgjithshëm në Kryeministri. Erion Ismaili do të drejtojë Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit.
Albana Koçiu tashmë do të mbajë postin e zv/kryeministres, ndërsa Ministra e Brendshme i është besuar Besfort Lamallarit, i cili për 6 muaj ka drejtuar Ministrinë e Drejtësisë.
Vendi i Lamallarit tashmë i është besuar Toni Gogut. Nga kabineti janë larguar Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu.
Ndryshimet në kabinet u votëbesuan dje në Kuvend në mes të kaosit të krijuar nga Partia Demokratike. Foltorja u bllokua nga Berisha dhe deputetët e tjerë, të cilët nuk morën pjesë as në procesin e votimit.
7 ndryshimet në Qeveri
Albana Koçiu zv.kryeministre - zëvendëson Belinda Ballukun
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës - zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm - zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm - zëvendëson Elisa Spiropalin
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes - ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin - zëvendëson Toni Gogun
4 ministrat e rinj të kabinetit Rama
Enea Karakaçi- ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës
Ferit Hoxha- ministër i Jashtëm
Ermal Nufi- ministër i Mbrojtjes
Eriona Ismaili- ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
3 ministrat që ikin nga kabineti Rama
Belinda Balluku
Elisa Spiropali
Pirro Vengu