Pse Ndrea Pendi doli me sy të nxirë një ditë pas 21 janarit? Ja si përgjigjet Sali Berisha

19 Nëntor 2025, 11:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndrea Prendi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet për më shumë se dy orë nga SPAK për dosjen e 21 janarit.

Nga gazetarët Berisha u pyet edhe për një cështje që ende nuk ka marrë shpjegim, “pse shefi i Gardës, Ndrea Prendi u shfaq me sy të nxirë”.

Pyetje: Shefi i gardës, Ndrea Prendi u shfaq në publik me sy të nxirë, pse?

Berisha: Çfarë ka ndodhur e shpjegon vetë secili. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim ai ka bërë të pamundur për të bërë detyrën ligjore.


Video