Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Vijnë si hiena (VIDEO)

6 Mars 2026, 21:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta te Kryeministria

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ mbajti sot një tjetër tubim para Kryeministrisë në Tiranë, ndërsa vijon prej 90 ditësh vazhdon të protestojë para Kryeministrisë ku rrinë aktivistë të lëvizjes.

Lapaj në protestën e sotme vendosi përpara Kryeministrisë një çadër.

Por policia ka ndërhyrë dhe ka hequr karriget dhe çadrën e vendosur.

“Policia vjedh gjithçka i del para. Një pjesë e drejtuesve të tyre janë të lidhur me krimin. E kemi parë se si ata shkarkohen. Çdo punonjës i ndershëm kudo ku më takon më thonë na kanë marrë peng bandat. Këta vijnë si hiena marrin çfarë u del para”, tha Lapaj.


Video