Pse shkoi në SPAK? Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie

6 Mars 2026, 19:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Mziu ka qenë i vetëm, pa praninë e një avokati mbrojtës.

Deputeti demokrat qëndroi për rreth një orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në dalje, ai refuzoi të japë sqarime për mediat lidhur me çështjen për të cilën është thirrur nga SPAK.

Ai ka deklaruar vetëm se ishte për një çështje policie dhe se nuk ka të bëjë me zgjedhjet. 


Video