Kundërpërgjigjet PS: Kërkon dënimin e Gaz Bardhit dhe Klevis Balliut, pas përplasjeve me Ballën

6 Mars 2026, 17:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndërsa PD ka kërkuar dënimin e Taulant Ballës me 60 ditë përjashtim nga Kuvendi për fjalët e thëna në drejtim të Albana Vokshit, PS është kundërpërgjigjur me një tjetër kërkesë.

Socialistët kanë kërkuar përjashtimin e Gazment Bardhit nga Kuvendi me 10 ditë, me argumentin se ka penguar zhvillimin normal të seancës dhe ka shkaktuar kaos.

Gjithashtu, socialistët kanë kërkuar dhe përjashtimin e Klevis Balliut me 30 ditë, për shkak të fjalorit dhe veprimeve të tij agresive.

Kujtojmë që ky i fundit tentoi të godiste Taulant Ballën, pas deklaratës së tij për Albana Vokshin.

Sekretariati i Etikës do të mblidhet të hënën në orën 14:00 për të marrë vendimin për deputetët demokratë, ndërsa një orë më pas do të shqyrtojë kërkesën e PD për përjashtimin e Ballës.


Video