Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kreu i demokratëve Sali Berisha ka dalë nga selia blu.
I shoqëruar nga anëtarë të PD-së dhe protestues është nisur drejt Kryeministrisë, atje ku janë mbledhur një numër i madh qytetarësh.
Ishte parashikuar që protesta të startonte fiks në orën 17:00, por pati një vonesë me mbi 30 minuta.
Sakaq, interesante janë pankartat e protestuesve të opozitës. Ato janë pro presidentit amerikan Donald Trump dhe kundër George Soros.
Madje disa protestues kanë arritur deri aty sa kanë barazuar rikthimin e Trump si president me rikthimin e Sali Berishës.