Opozita do të protestojë këtë të shtunë para Kryeministrisë. Sali Berisha e ka paralajmëruar si një “tubim madhështor”, e krejt ndryshe nga herët e shkuara.
Ende nuk ka një “skenar” të qartë për këtë protestë e cila starton në orën 17:00 dhe pritet të zgjasë 3 orë. Rreth 1 mijë forca policie janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen, ndërsa Garda ka marrë masa për fortifikimin e dyerve të institucioneve. Janë instaluar edhe kamera me rezolucion të lartë.
Tubimi është thirrur kundër “qeverisjes së Edi Ramës” dhe në kuadër të mosbindjes civile. Parashikohet që demokratët të prezantojnë edhe pikat e programit të tyre, teksa na ndajnë 3 muaj nga zgjedhjet parlamentare.
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa godina e Kryeministrisë është blinduar me forca të shumta policie.