“Princesha e BURGUT të Elbasanit”, Berisha nxjerr procesverbalin: Famozja Sara Mile është më e adhuruara!

13 June 2025, 13:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Princesha e BURGUT të Elbasanit”, Berisha nxjerr
Sali Berisha/ Sara Mile/ Edi Rama

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një deklaratë për gazetarët ka ripërsëritur akuzat për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 11 Majit si dhe për përfshirjen e bandave dhe krimit të cilët sipas liderit të demokratëve përkrahën fuqishëm kandididatët socialistë.

Për të vërtetuar këtë deklaratë të tij, Berisha ka ardhur sot me një dokument i cili tregon votat e kandidates së socialistëve në Elbasan, Sara Mile.

Në procesverbalin e nxjerrë nga Berisha shihen votat që Mile ka marrë në qendrën e votimit në burgun e Elbasanit.

Ajo rezulton të jetë kandidatja më e votuar në këtë burg, me 92 vota, ndërkohë që shumica e kandidatëve të tjerë kanë marrë zero vota.

Berisha: Tani tek farsa elektorale. E patë ju, ishte pajisur me dy fletë votimi. Votues me dy fletë votimi.Revolja... e patë besoj, edhe njëherë pozën e fundit. Ja!

Pra, një bandit që futet me gisht në revole. Këtu tani keni një gjë tepër të veçantë. Është qendra e votimit të burgut të Elbasanit, në të cilën Sara Mile, famozja Sara Mile, është njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit.

“Princesha e BURGUT të Elbasanit”, Berisha nxjerr

A mund të imagjinoni ju, nga 102 vota të vlefshme, e adhuruara pafundësisht Sara Mile, merr 92 vota. Sepse burgun e kontrollon totalisht ata që kontrollojnë Ulsiun dhe Ulsiun e kontrollojnë vetëm bandat. Shikojeni, princesha e burgut, Sara Mile, çfarë t’i themi.

Po Osman, nuk ke çfarë t’i thuash, kurse Ulsiu i ngarkoi Shullazit 313-ën dhe Shullazi nën terror ka detyruar, Mili i Partisë, të burgosurit të votojnë për kandidatin e partisë.

Ja pra, këto ishin zgjedhjet, farsa. Urdhëroni, princesha e burgut! Siç e shihni, në çdo aspekt, farsa nga alfa tek omega, procesi ishte farsë, farsë dhe vetëm farsë.


Video